Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj katër shtetasve të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kapet duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në fshatin Vilz. Ai u kap duke transportuar me automjet një sasi drush për zjarr, të prerë në kundërshtim me ligjin.
Kanosje përmes mesazheve telefonike
Ndaj shtetasit P. Th., 45 vjeç, banues në Shkodër, ka nisur procedimi penal, pasi ai ka kanosur përmes mesazheve telefonike shtetasen R. G., 33 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, për motive të dobëta.
Hedhje e materialeve ndërtimore në pronën e tjetrit
Një tjetër procedim është nisur për shtetasen V. F., 66 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila akuzohet se ka hedhur disa herë materiale ndërtimi në pronën e shtetasit V. B., 72 vjeç, duke shkaktuar konflikt mes palëve.
Ndërtim pa leje
Specialistët e Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin Sh. H., 51 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka kryer punime ndërtimore pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shkodrës vijon punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 apo në Komisariatin më të afërt.