Ballina Aktualitet Policia e Shkodrës me “dorë të hekurt” ndaj shkelësve të rregullave të...

Policia e Shkodrës me “dorë të hekurt” ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit

DVP Shkodër

Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë një jave:

✅Është iniciuar procedimi në gjendje të lirë për 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

✅106 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

✅33 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅9 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅61 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

✅5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️

vendosnirripinesigurimit✅

respektonikëmbësorët 🚶🚸

STOP❌shpejtësisë❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks