Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, duke ndërmarrë disa masa ndaj personave të përfshirë në vepra penale.
-
Arrestim për dhunë në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Gj. Q., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. -
Procedim për konflikt fizik
Po ashtu, materialet u referuan në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit Z. Ç., 64 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me grushte fqinjin e tij, M. P., 44 vjeç, për motive të dobëta. -
Shkelje në fushën ekonomike
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. G., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lavazhin e tij u konstatua se ushtronte aktivitetin pa regjistrim në organet tatimore dhe kishte punonjës të padeklaruar. -
Vjedhje në banesë
Më datë 12.02.2025, shtetasi G. D., 77 vjeç, ka kallëzuar se në banesën e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë kohës që nuk ndodhej aty, i është vjedhur një shumë parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.