Ballina Kronike Policia bën bilancin e muajit mars: Arrestuam 527 persona, sekuestruam 32 armë...

Policia bën bilancin e muajit mars: Arrestuam 527 persona, sekuestruam 32 armë zjarri dhe tritol! 93 mijë gjoba të vendosura për shkeljen e rregullave të qarkullimit

 Policia e shtetit ka bërë të ditur se në total gjatë muajit mars janë finalizuar 96 operacione 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur po ashtu se gjatë muajit mars, në pranga kanë rënë 527 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Shtetit

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
[13:30, 4/5/2026] Genti Mullai: Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2026

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat.

Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, gjatë muajit mars:

-janë finalizuar 96 operacione, 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

-janë vënë në pranga 527 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme;

-janë sekuestruar 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak dhe janë goditur 3 grupe kriminale për trafikim të armëve të zjarrit;

-në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza Kokaine dhe Heroine;

-janë sekuestruar gjithashtu, rreth 1.2 milionë euro asete dhe para me burime të dyshimta kriminale, 7 automjete të trafikuara në Shqipëri, si dhe mjete lundruese, dylbi, maska dhe radio si të Policisë;

-janë zbuluar 8 ambiente (6, të mbyllura dhe 2 sera) në Shkodër, Peqin dhe Shijak, ku kultivoheshin bimë narkotike. Për këto raste u asgjësuan një numër i konsiderueshëm fidanë dhe bimë narkotike, dhe pajisjet që ndihmonin në kultivimin e tyre në ambientet e mbyllura;

-janë zbardhur 18 ngjarje kriminale, të cilat përfshijnë:
vrasje/plagosje me mjete prerëse, kanosje me armë zjarri të punonjësve të Policisë, djegie automjetesh/sipërfaqesh toke, aksidente me pasoja dhe vjedhje;

-janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste, të cilat përfshijnë:
ndalimin e shtetasve që lëviznin të armatosur në 8 raste, përshkallëzim të konflikteve fizike dhe/ose me armë, si dhe tentativa për vjedhje;

-janë goditur nga strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 10 raste, të cilat përfshijnë kontrabandim mallrash (ilaçe, naftë, veshje dhe pajisje), falsifikim dokumentesh, punësim të paligjshëm, informalitet dhe mashtrim duke përvetësuar padrejtësisht titull shtetëror;

-janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve/vjedhjeve me armë;

-janë finalizuar 6 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë ilegale, në shtete të BE-së;

-janë finalizuar 4 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, ushtrimit të prostitucionit dhe mbajtjes së ambienteve në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme;

-janë zbuluar 7 lokale ku në kundërshtim me ligjin, luheshin lojëra fati me cëlularë, kompjuterë dhe makineta;

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, gjatë muajit mars, kanë vijuar monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë muajit mars:
-u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
-u pezulluan 216 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;
-u vunë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 3 934 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve paguan dyfishin e masës administrative maksimale dhe u penalizuan me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Durrësit goditi 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar efektivët, për të shmangur ndëshkimet për shkeljet e kryera dhe 3 raste të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi.

Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë evidentuan dhe goditën gjatë muajit mars:
-18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,
-8 raste të trafiqeve dhe 2 raste të vjedhjeve.
-45 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve,

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive anticannabis, si dhe për goditjen e krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me objektiv rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks