Florenc Bicarri, efektiv i policisë rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë.
Prej një javë ai nuk është paraqitur në komisariatin e policisë rrugore ku dhe policia kishte filluar procedurat për largimin e tij.
Policia turke ka arrestuar edhe dy persona që ishin nën shoqërinë e efektivit të policisë ku dhe janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike.