Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të regjistruar ditën e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar.
Tre të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.