Një punëtor rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga 3 metra lartësi teksa po punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrile të Lezhës.

Burimet bëjnë me dije se viktima i identifikuar si Ndue Gjinaj po punonte në një fabrikë mielli.

Punëtori ka humbur jetën teksa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu