Dy automjete të tipit Range Rover janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në Portin e Ankonës me destinacion Shqipërinë.

Automjetet kanë rezultuar të vjedhura e për kalimin doganor e kufitar të tyre janë falsifikuar dokumentet.

Reparti i Guardia di Finanza në Portin e Ankonës ka kryer një kontroll më teknik në një auto Tir që po transportonte disa automjete me destinacion Shqipërinë.

Vëmendja e tyre është përqëndruar në dy automjete luksoze të tipit Range Rover e kontrolli i dokumentacionit ka shfaqur anomali në numrin e serisë së prodhimit.

Përmes një ekip ekspertësh është identifikuar se dy automjeteve i është falsifikuar dokumentacioni e është denoncuar tek autoritetet policore grabitja e tyre.

Personat që po transportonin automjetet e vjedhura drejt Shqipërisë janë denoncuar për riciklim automjetesh e falsifikim dokumentash.

Ndërsa dy automjetet janë vënë në dispozicion të autoritetee gjyqësore me qëllim rikthimin e tyre tek pronarët e ligjshëm.

Po niseshin drejt Shqipërisë, dy Range Rover bllokohen në portin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu