“Unë dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës ndërkohë që çështja kryesore është krejt tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI”.

Ky ishte qëndrimi i kryeministrit Rama lidhur me përfshirjen e tij në dosjen e ish- zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal të arrestuar në SHBA.

Edi Rama: Njerëzit duhet të jenë mësuar që këtu opinioi ndahet me një pjesë që beson medeomos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Është një çështje jo çështje sepse është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane që nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga institucionet shtetërore. Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë. Zero.

Çfarë keni diskutuar në takim?

Janë derivate të keqleximit të këtushëm. Përmendja e emrit si një pjesë në një takim apo takim tjetër nuk ka asnjë lidhje me përfundimet e hetimet në SHBA. Zyrtarin e lartë të FBI po e takova disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e zhurmës për zhurmë aq më tepër kur jemi para një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës për të hapur hetimin në SPAK. Kush do të kuptojë e kupton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu