Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është Dj shqiptar që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.

Ai po udhëtonte me Ferrari GT C4 të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.

Në sediljen e pasagjerit ishte edhe një grua, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit, e cila ende nuk është identifikuar.

Sipas mediave italiane, shqiptari i Kosovës jetonte në Villeneuve të Zvicrës.

Nga ana tjetër, theksohet se bashkëshortja e Hysni Qestajt ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.

Komuna e Junikut, prej nga ishte Qestaj, ka dashur ta kujtojë me një postim.

“Lajm i keq për Junikun. Në një aksident të rëndë rrugor ka humbur jetën bashkëkombësi ynë Hysni Qestaj. Dhimbjen me familjen e të ndjerit e ndajnë kryetari i qytetit Sir Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut. U kujtoftë gjithmonë me respekt dhe dashuri”, shkruhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu