“Epistular Prof. Jup Kastrati – At Justin Rrota 1951-1964” është libri më i ri që u promovua në bibliotekën “Marin Barleti”, duke çelur fillimin e botimeve të OPERA OMNIA-s nga arkivi i studiuesit dhe akademikut të shquar në 100- vjetorin e lindjes. 299 letërkëmbime mes prof. Kastrati dhe At Justin Rrotës vijnë në këtë botim duke na dhënë një profil të qartë të historisë së gjuhës shqipe, problemeve të fonetikës, gegnishtja dhe këndvështrimet albanologjike të albanologëve vendas e të huaj.
Diferenca prej 35 vitesh mes tyre, nuk i pengonte ata të konsultoheshin për çështje themelore të lidhura me gjuhësinë. Ndër ky botim unik, është edhe një model qytetarie.
Në përfundim të takimit, familja Kastrati i dhuroi bibliotekës tre kopje të librit e po ashtu Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si dy prej institucioneve që prof. Jup Kastrati kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij.