Ballina Politike Plas SHERRI mes PD në Kuvend, Alibeaj dhe Noka “shpërthejnë” në ofendime:...

Plas SHERRI mes PD në Kuvend, Alibeaj dhe Noka “shpërthejnë” në ofendime: Je kokrra legenit, ta tregoj une…

Ka nisur me debate seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.

Në debat u përfshi zoti Alibeaj me Flamur Nokën lidhur me përjashtimin e tij nga grupi sëbashku me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se do të padisë kryetaren e Parlamentit në Gjykatën Kushtetuese, pasi emri i tij nuk figuron në Grupin Parlamentar të PD-së.

Ai i kërkoi t’i tregojë se ku është bazuar për largimin e tij.

Noka: Është bërë e udhës që në këtë Parlament të mos përfillet rregullorja. Sot shoh që Flamur Noka, krahas kolegëve të tjerë, shkruan jashtë grupeve parlamentare. Duke qenë se ju pa asnjë vendim, pa asnjë të drejtë, të faktoni kush është deputet i kësaj apo asaj force, unë i dërgova komisionit në kërkesë. Përgjigja ishte: Ju bashkangjitur do të keni listën emërore të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë krahas partisë përkatëse. Dhe emri im sëbashku me Albana Vokshin dhe Sali Berishën nuk janë në Partinë Demokratike.

Një nen tjetër thotë se një deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Zonjë më nxirr dokumentin që una kam kërkuar të largohem nga grupi i PD-së. Ose më nxirr një vendim të këtij Parlamenti që më ka shpallur armik. Që nga nesër zonjë do të bëjë gati një padi në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të ligjit dhe për menyrën sesi ju silleni në Kuvend, sikur të jetë mejhane e jo Parlament.

Po gjakrat u nxehën më tej kur Tritan Shehu e quajti Alibeaj diktator.

Në përgjigje Alibeaj nuk e kurseu: Të tregoj unë diktatorin ty. Plak matuf! Legen!

Deputeti demokrat Luan Baçi ka debatuar ashpër me Gazment Bardhin e më pas Enkelejd Alibeaj, që mund të kishte përfunduar në konfrontim fizik nëse deputetët e tjerë nuk do të ndërhynin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks