Një incident i rëndë është regjistruar në Njësinë Administrative Bërdicë, ku burime për Newspower.al bëjnë me dije se administratori i kësaj njësie, është përfshirë në një konflikt fizik me një qytetar të zonës.

Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia jonë, përplasja ka degjeneruar në dhunë, duke bërë që qytetari të pësojë dëmtime fizike. Megjithëse ngjarja është raportuar në polici, incidenti nuk është bërë publik, duke ngritur dyshime se po tentohet të fshihet. Ky skandal ngre pikëpyetje serioze mbi zgjedhjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve lokalë në territor.

Deri më tani, as Bashkia Shkodër dhe as Policia nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar për incidentin. Newspower.al do të vijojë ndjekjen e kësaj çështjeje dhe do të publikojë çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu