Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash drejt një berberhaneje, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje. Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi. / Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu