Kanë dalë në dritë detaje të reja nga plagosja e 17-vjeçarit A.Gj, ngjarje e ndodhur një natë më parë në njësinë administrative Bërdicë. Adoleshenti ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17- vjeçarit. Gjithcka ka ardhur për shkak të një konflikti mes dy familjeve për motive banale bëjnë me dije të njëjtat burime. Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi  Gent Dushku, i cili është dhëndri i familjes me të cilën ka lindur konflikti ka nisur një debat me babain e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar duke e lënë të plagosur. Dëshmitar të ngjarjes kanë qënë si nëna dhe babai, të cilat kanë dhënë edhe dëshminë e tyre në polici. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e kësaj plagosje, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar kaçavida dhe gëzhoja me të cilën qëlloi autori i cili vijon të jetë në kërkim policor. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu