Ballina Kronike Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori. Sekuestrohet arma e...

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori. Sekuestrohet arma e zjarrit (EMRI)

Shkodër

Plagosi me armë zjarri në këmbë një 45-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutash autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Izvin Gucija 39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Genc Hoxha.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks