Ballina Kronike Plagosi 21 vjeçarin, kapet në kohë rekord autori

Plagosi 21 vjeçarin, kapet në kohë rekord autori

Elbasan

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks