Një grua mbeti e plagosur me armë zjarri në fshatin Ballagat të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e pishave, rreth orës 17:20.
“Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.
Burime për Ora News bëjnë me dije se e plagosura është motra e Kastriot Hasallës, i cili vrau kushëririn e tij Romeo Hasalla në 2021pas një konflikti pronësie.
Dyshimet janë se plagosja e sotme lidhet me konfliktin mes familjeve të fisit Hasalla.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.