Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Laç. Në pranga është vënë autori 33-vjeçar Eraldo Dibra alias Eraldo Basha. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 për motive të dobëta.

50-vjeçari u godit në krah dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi:  -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.   

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu