Ballina Kronike Plagosen me thikë 2 persona në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Plagosen me thikë 2 persona në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e sotme në Lezhë.

Sipas burimeve, mësohet se një i ri ka goditur me thikë dy persona pas një konflikti ne Ishull-Leshë, duke u shkaktuar atyre dëmtime. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks