Dikur një fshat i panjohur, sot Pjetershani në komunën e Gjakovës, në Kosovë, është kthyer në destinacionin e festave të dhjetorit.

Të rinjtë e zonës, prej tetorit, fillojnë dekorimin, duke e kthyer Pjetershanin në fshatin e Krishtlindjeve. Tani i gëzohen vizitorëve të shumtë.

“Të jetë një vend mikpritës për të gjithë njerëzit vullnetmirë, jo vetëm të besimit të krishterë, por edhe më gjerë, jo vetëm në Kosovë, por edhe nga Shqipëria dhe vendet e tjera. Kurioziteti dhe dëshira e madhe për ta vizituar këtë vend e shndërrojnë Pjetershanin në një vend tërheqës,” tha Dom Marjan Topalli.

Dom Marjan Topalli, nga atmosfera e fshatit të Krishtlindjeve në Kosovë, dëshiron që “ajo dritë e foshnjes hyjnore ti ndriqon zemrat e tyre, zemrat e familjeve të tyre dhe gjithë popullin shqiptar”.

Pjetershani po ndikon edhe në shtimin e vizitorëve në komunën e Gjakovës, duke u kthyer në një tjetër vlerë të shtuar të turizmit, sipas kreut të komunës, Ardian Gjini.

“Ju në Pjetershan jeni duke e bër këtë komunen e Gjakovës më të bukur, por jeni duke e bër dhe Kosoven më të bukur. Jeni duke e shëndërruar këtë vend në atraksion”, tha Ardian Gjini.

Kjo traditë, që sa vjen e pasurohet nga viti në vit, e ka kthyer tashmë fshatin e Krishtlindjes, siç njihet ndryshe Pjetershani, në destinacion për qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm.

Betlehemi, i përshtatur me mjediset tradicionale të kullave në Kosvë, është një tjetër veçori e festimeve në fshat, ku këtë dhjetor ndjehet atmosfera e veçantë, bashkë me urimin e fëmijëve “Gëzuar festat!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu