Një mbrëmje dedikuar e gjitha artistit shumedimensional Pjetër Gjini, ishte ajo që u zhvillua nën praninë e spektaktorëve të shumtë në oborrin karakteristik të qendrës rinore “Arka” në Shkodër. Një kast i gjerë artistësh u përkushtuan të sillnin bukur disa nga këngët e humorit të Pjetër Gjinit që erdhën të interpretuara nga formacioni vokal/orkestral “Arkestra” dhe këngëtari Albert Naraçi.
Pjesë e kësaj mbrëmje ishin edhe kujtimet dhe bejtat e rrëfyera nga miq të kohës si dhe aktorët Sara Smaja dhe Marsel Paplekaj. Në përfundim të kësaj nate regjisori Stefan Çapaliku dhe drejtuesi artistik Lorenc Radovani flasin për këtë figurë të spikatur të Shkodrës dhe vlerat e tij. Ndersa për këngëtarin Albert Naraçi kjo mbrëmje rikthen në vëmendje një figurë që ishte harruar prej shumë vitesh.
Performanca “Pjetër Gjini takon të rinjtë” u organizua falë mbështetjes nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL). Ky aktivitet synon të jetë një pune e vijueshme, me emra te tjere qe i kane dhene Shkodres, që frymëzon te rinjre dhe perjeteson keto figura te shquara. Pjetër Gjini nuk ishte thjesht një humorist por njëri nga bejtexhinjtë më të shquar të Shkodrës, krijues këngësh dhe kupletesh, i pranishëm pothuajse në çdo gëzim familjar të njerëzve të këtij qyteti.
