Me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe në bashkëpunim me qendrën rinore Arka, vjen të shtunën datë 8 Tetor 2022 ora 19.00, një koncert i veçantë në teatrin “Migjeni”. 

Piano Improvisation Festival, sjell në Shkodër Alfonso Santimone në Piano Solo. Nën drejtimin artistik të Robert Bisha, është një festivali-ritual, unik në gadishullin ballkanik, i bazuar në të gjitha gjuhët që përfshijnë dhe kanë si udhërrëfyes të tyre improvizimin.

Koncerti Piano Solo i Alfonso Santimone-s, i karakterizuar fuqishëm nga improvizimi, lëviz nga matrica e traditës blues për të mbërritur tek stilistika e botës së Avant Garde Jazz. Njohës i thellë i muzikës folkloristike të popujve, transversal dhe eklektik, Santimone është në gjendje të endet duke zbuluar zgjedhje specifike stilistike nga bota e të ashtuquajturit black jazz i mjeshtrave si Monk, Taylor etj., për t’u zhytur më pas në traditën bashkëkohore europiane të kompozimit. Interpretimi ndryshe, është shpesh një gjest i fortë tingëllues i Santimone-s, pothuajse një action painting shumëdimensional i veprimit të tre elementeve, ritmit, harmonisë dhe linjave të këngës. Aktiviteti vjen gjithashtu nën mbështetjen e ministrisë së Kulturës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu