Ballina Kronike Peshkimi me korent në liqenin e Shkodrës, procedohen dy shtetas

Peshkimi me korent në liqenin e Shkodrës, procedohen dy shtetas

DVKM Shkodër/Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në liqenin e Shkodrës, konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të peshkimit me mjete të ndaluara (mekanizma elektrikë).

Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke peshkuar me këta mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.

Sekuestrohen një mjet lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

✅Një javë më parë, shërbimet e DVKM Shkodër goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, që kryhej nga 2 shtetas, në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, si rezultat i kontrolleve në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, kanë konstatuar në vendin e quajtur “Zalli i Kosanit”, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin 2 shtetas që po peshkonin me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetasit, konkretisht E. Sh., 45 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks