Në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikësu zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit përpërzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve nëDrejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tijpërgjatë vitit 2023, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në nenin 149/d i Kushtetutës së Republikëssë Shqipërisë si dhe të pikave 7-10 të nenit 221 të ligjit115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit tëdrejtësisë”, i ndryshuar.
Gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë tëProkurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të LartëGjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni iBashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.
Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:
Z. Altin BinajGjyqtar në GjykatënKushtetuese
Znj. Fjona PapajorgjiGjyqtare në GjykatënKushtetuese
Z. Sandër SimoniGjyqtar në Gjykatën e Lartë
Z. Arqilea KoçaProkuror nga Prokuroria e Përgjithshme
Z. Fuat VjerdhaGjyqtar në Gjykatat e Apelit
Z. Engert PëllumbiGjyqtar në Gjykatën e Apelit
Znj. Arta MarkuProkurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Z. Gjon FushaProkuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Znj. Enerjeta Shehaj (Deraj)Gjyqtare nga GjykatatAdministrative
Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimetligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarëtzëvendësues të KED, si më poshtë:
Znj. Vitore TushaGjyqtare në GjykatënKushtetuese
Znj. Albana BoksiGjyqtare në Gjykatën e Lartë
Znj. Alma MuçaProkurore nga Prokuroriae Përgjithshme
Z. Genti ShalaGjyqtar në Gjykatat e Apelit
Z. Moisi DudaProkuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Znj. Elda VrioniGjyqtare nga GjykatatAdministrative
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ ipavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryenverifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteretprofesionale e morale të kandidatëve për Inspektor tëLartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë tëGjykatës Kushtetuese.
KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëtplotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.






