Ballina Kronike Përvetësoi tokën në Theth përmes mashtrimit, procedohet 62-vjeçarja!

Përvetësoi tokën në Theth përmes mashtrimit, procedohet 62-vjeçarja!

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. B. (P)., 62 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. P., 57 vjeç, se 62-vjeçarja, nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, i ka përvetësuar një sipërfaqe toke, të cilën ai e ka me certifikatë pronësie, në fshatin Theth.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• A. S., 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin K. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, për motive të dobëta;
• një 15-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur një çantë dore, brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh, shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është dëmtuar lehtë në krah nga automjeti me drejtues shtetasin F. R., 59 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks