B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë është pezulluar nga detyra gjithashtu i është caktuar edhe masa e sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’

Sipas komunikatë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 44-vjeçarja gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve ka shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një mjet të sekuestruar dhe në bashkëpunim me shtetasin G.K., e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Teksa bashkëpunëtori i saj, G. K., 35 vjeç është caktuar masa e sigurisë ‘’Arrest në shtëpi’’

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit/ Pas një hetimi të thelluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për një oficere policie dhe një shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për punonjësen, N/Komisare B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin G. K., 35 vjeç.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë B.K., gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin G.K., e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu