Ditën e sotme në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur edhe shorti për “Final Four”, ku do të përcaktohet edhe fituesja e sezonit 2024-2025. Pas hedhjes së shortit, kampionët në fuqi të Egnatia do të sfidojë Partizanin, ndërsa Vllaznia do të ndeshet me Dinamon. Dy gjysmëfinalet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare” në datat 4 dhe 5 Maj.