Teksa pritej që arenën “Air Albania”, të niste përballja mes “bardhebluve” të Tiranës dhe “shqiponjave” të Besiktas, tifozët e këtyre të fundit, duket se kanë patur diçka tjetër në mendje dhe janë përplasur me tifozët e Tiranës.  Nga çfarë shihet, nga pamjet, përplasja duket të ketë qenë goxha e fortë, teksa ka detyruar stjuartët e ndeshjes të futen mes tifo-grupeve për të qetësuar situatën.

Me të parë këtë incident, delegatët e UEFA-s kanë marrë vendimin për të shtyrë fillimisht ndeshjen me disa minuta, teksa skuadrat kanë hyrë sërish në dhomat e zhveshjes dhe po diskutohet nëse përballja do të startojë në një moment të dytë apo do të pezullohet përfundimisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu