Ballina Kronike Përplasje me armë mes efektivëve dhe grabitësve, një polic në spital! Çfarë...

Përplasje me armë mes efektivëve dhe grabitësve, një polic në spital! Çfarë ndodhi dhe si shpëtuan autorët?

Banesa e shtetasit Gim Hima ra pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, 9 dhjetor. Tre persona të armatosur kanë hyrë në shtëpi ku ndodheshin dy të moshuar dhe dy nipërit e tyre të mitur dhe i janë prezantuar si efektivë duke thënë “Ulu policia”.

Menjëherë kanë nisur planin e grabitjes, por policia e njoftuar për ngjarjen arriti në fshatin Prush ku pati një përplasje me armë mes tyre dhe autorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:13 minuta. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shpisë ka hapur derën e makinës së autorëve në momentin kur këta tentuan të largoheshin dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit.

Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar ndërsa makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.Dyshimet e para janë se tre grabitësit u larguan në drejtim të Liqenit të Thatë, ndërsa në ndjekje të tyre u vu RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe policia e Tiranës. Po ashtu, u ngritën edhe pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, por policia nuk ka rnë ende në gjurëmt e tyre. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe janë marrë në pyetje personat që mund të keën dijeni për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks