Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e arrestimit me burg për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të cilët janë arrestuar për shkak të ngjarjes me armë zjarri në gusht 2024, në Rranxë të Bushatit.

Në kërkim ende janë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi, të cilët janë akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Sakica, Troshani dhe Leka, së bashku me disa individë të tjerë të paidentifikuar, ishin të armatosur dhe udhëtonin me makina të blinduara drejt Bushatit, me qëllimin për të ekzekutuar anëtarët e familjes Prendi.

Megjithatë, sapo grupi arriti në Bushat, Aleksandër Prendi i ka vënë re dhe ka hapur zjarr ndaj makinave të blinduara. SPAK thotë se ka pasur shkëmbim zjarri dhe janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes, por arsyeja e përplasjes mbetet ende e pasqaruar./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu