Ballina Kronike Përplasja me armë, Gjykata liron nga burgu ish-kreun e njësisë administrative

Përplasja me armë, Gjykata liron nga burgu ish-kreun e njësisë administrative

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, është liruar nga burgu.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, që la ndaj tij ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa kërkesa për zëvendësimin e masës ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit.

Ndërkohë me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili bërë ka ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër.

Ish-kreu i njësisë administrative Kallmet u arrestua pas konfliktit me armë zjarri me bashkëfshatarin e tij Altin Marku, ku të dy mbetën të plagosur. Altin Marku vijon të jetë në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks