Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” për italianin Salvadore di Tella i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.  Gjykata e përfaqesuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qënë aksidentale. Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër. Me datën 18 gusht në plazhin e Velipojës 20 vjeçari nga Napoli, Salvadore Di Tella u përplas me shtetasin tjetër italian Nikola Loro, teksa drejtonin dy jet ski, rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e Velipojës. I akuzuari Salvadore Di Tella është i vëllai i të fejuarës së Nicolo Loro, te riut italian që humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ku u dërgua në gjendje të rëndë pas aksidentit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Pak ditë më parë reagoi në mediat Italiane Giusy Di Tella e motra e të arrestuarit. Kjo e fundit, e tronditur nga ngjarja pati deklaruar:  “Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë: unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër. Ajo që ndodhi ishte thjesht një tragjedi fatkeqe”.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu