Qeveria me Ministrinë e Financave po hartojnë një paketë që do garantojë dëmshpërblimin për tokat bujqësore dhe banesat. Kryeministri Rama do të mbledhë nesër në orën 08:30 në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.
Pjese e mbledhjes do jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.






