Ballina Aktualitet Përmbytjet, në Shkodër 590 hektarë tokë bujqësore nën ujë! Qarkullimi drejt fshatit...

Përmbytjet, në Shkodër 590 hektarë tokë bujqësore nën ujë! Qarkullimi drejt fshatit Obot realizohet me mjete të ushtrisë

Situata në territorin e Qarkut Shkodër, datë 15.01.2026

Në vijim të monitorimit të pandërprerë të situatës në territorin e Qarkut Shkodër, bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, ju informojmë se situata e emergjencave civile paraqitet përgjithësisht e qetë dhe në përmirësim në nivel qarku.

Në Bashkinë Shkodër, të dhënat paraprake tregojnë një përmirësim të dukshëm të situatës. Kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë kanë shënuar rënie rreth 20 cm. Në njësitë administrative Dajç dhe Obot niveli i ujit është në rënie, ndërsa lëvizja aktualisht kryhet vetëm me mjete me kalueshmëri të lartë dhe jo më me varka. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm në terren.

Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm.

Sipas të dhënave të administruara nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike, dhe paraqiten si më poshtë:
– Lumi Buna, ura e vjetër e Pazarit: 8.40 m
– Lumi Drin, ura e Bahçallëkut: 7.80 m
– Lumi Buna, Dajç: 6.30 m
Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën -1.90 m dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve. Nga verifikimet në terren, argjinaturat dhe veprat e artit nuk paraqesin problematika dhe funksionojnë në kushte normale.

Reparti Ushtarak Vau Dejës nr. 1010
Reparti i Këmbësorisë së Veriut ka vijuar operacionin mbështetës dhe monitorues në fshatin Obot, Njësia Administrative Ana e Malit, ku janë angazhuar 15 forca dhe 2 mjete me kalueshmëri të lartë.

DRV Shkodër
Sipas informacioneve të marra nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve rrugore që administrohen nga DRV Shkodër, deri në këto momente nuk raportohen problematika në qarkullimin rrugor.
Në akset Qafë Mali–Fierzë dhe K/Hadroj–Qafë Bënës rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe/ose zinxhirëve, në përputhje me kushtet atmosferike dhe standardet e sigurisë.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga DRV Shkodër në bashkëpunim me kontraktorët e mirëmbajtjes.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, duke mbajtur prioritet sigurinë e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks