Ballina Aktualitet Përmbytjet/ Ministri Vengu: Po përgatisim paketën për dëmet në bujqësi e blegtori....

Përmbytjet/ Ministri Vengu: Po përgatisim paketën për dëmet në bujqësi e blegtori. 18 milionë euro fondi i investimeve!

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, në një konferencë për mediat tha se, së bashku me Ministrinë e Financave, po përgatisin një paketë për dëmet në bujqësi dhe blegtori nga përmbytjet e muajve të fundit. Vengu shtoi më tej se forcat xheniere kanë qenë në gatishmëri në një sërë operacionesh kërkim-shpëtimi, të cilat vijojnë ende. Ai theksoi gjithashtu se ushtria kërkon financime afatgjata dhe se rikuperimi i kësaj industrie, e lënë pa mbështetje në këto dekada, do të marrë kohë.

“Po krijojmë pozicione të atasheve ushtarakë në vendet fqinje. Shtojmë numrin e atasheve; në rajon në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Por dhe në Izrael e Hungari si vende partnere për zhvillimin e industrisë ushtarake. Misioni kryesor i rrjetit është të integrojë industrinë tonë në zinxhirin e furnizimit aleat dhe të nisin projekte të reja. Ushtria kërkon financime afatgjata dhe rikuperimi i këtyre dekadave pa industri ushtarake do të marrë kohë, por ky është synimi ynë. Elementi i tretë ka të bëjë me Bordin e Paqes; Rama shtroi në tryezë çështjen që ka të bëjë me interesat në rajon dhe revoltën tonë për Hagën. Së dyti, edhe shprehja e angazhimit tonë për të marrë pjesë në Gaza me forcat tona. Përballimi i situatës së reshjeve që krijuan problematika në basenet ujore: nën koordinimin e EC, FA dhe bazat mbështetëse dhe repartet e xhenierisë kanë qenë të angazhuara në terren dhe vazhdojnë të jenë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Forcat xheniere kanë qenë në tërë territorin për të hapur akse të bllokuara nga rrëshqitjet, për rehabilitim të strukturave. Angazhimi i forcave civile dhe të armatosura lidhet me parandalimin e fataliteteve. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka mbështetur bashkitë dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe jemi gati të bëjmë gati një paketë për dëmet në bujqësi dhe blegtori nga përmbytjet.”  

Mbrojtja civile, fond të kushtëzuar me një qasje të re për të forcuar bashkitë më të dobëta, me më pak kapacitet financiar. Kemi një rritje të konsiderueshme, për 47 bashki, kemi një shumëfishim për shumë bashki, u mundëson të kenë më shumë mundësi të mbështesin operacionet e emergjencave, të kompensojnë dëmet dhe kemi edhe një rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese. Fondi sivjet është  18 mln euro, 8 milionë janë për projekte në zbatim e sipër, dhe 10 milionë euro shtesë për financim projektesh të reja. Bashkitë kërkojnë mbështetje në këtë fushë, dhe ne do vijojmë të japim mbështetje. Ura e Drinit do të rehabilitohet tërësisht. Po vijojmë ta bëjmë edhe për efekt të shembjeve në Librazhd-Prrenjas, një pjesë e financimit për pritat lumore në lumen Shkumbin. Kapitali njerëzor, kemi proces dinamik. Është përmbyllur faza e parë me 252 fitues. Me një shpërndarje në mbarë gjeografinë e vendit. Janë shtuar FA në 1 mijë personel aktiv vijojmë në mars e prill me 200 kuota të tjera. Kemi një tërheqje të vokacionit ushtarak, kemi edhe fillimin e rikthimeve. Kemi mundësuar rikthimin në forcë aktive 48 ushtarakë janë rikthyer në muajt janar shkurt. Duke përbërë një dëshmi të aftësisë tërheqësëse të forcave. Synojmë 363 rezervistë këtë vit, kërkojmë mjekë, inxhinierë, xhenio, detare apo edhe në elementin pedagogjik.Këtë vit kemi vendosur të shoqërojmë kontratën edhe me bursa me të rinjtë që kërkojnë specializime në mjekësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks