Ballina Sociale Përmbytja i dëboi nga shtëpia/ Shkodër, 5 familje jetojnë në konvikt. Uji...

Përmbytja i dëboi nga shtëpia/ Shkodër, 5 familje jetojnë në konvikt. Uji u shkatërroi banesat

Teksa thonë se të vetmit që iu gjendën pranë këto ditë janë drejtuesit e konviktit ku strehohen, familja e Bledar Leshjas po kalon ditën e gjashtë larg shtëpisë së tyre në lagjen “Ajasem”, e cila u përmbyt. 

Uji në pak minuta është futur në banesë duke i dëmtuar çdo gjë thonë ata, dhe tani pasojat janë të mëdha. Vetë nuk mund ta riparojnë pasi kryefamiljari është i sëmurë dhe i kanë hequr edhe kempin ndërsa bashkëshortja punon në fasoneri.

Të evakuuara dhe të strehuara në konvikte janë 5 familje të cilat e kanë të pamundur që t’i riparojnë vetë, dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks