Ballina Sport Përmbysje spektakolare! Vllaznia triumfon ndaj Erzenit dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës

Përmbysje spektakolare! Vllaznia triumfon ndaj Erzenit dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës

Vllaznia përmbys Erzenin në takimin e dytë të çerekfinaleve dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.Vllaznia përmbys Erzenin në takimin e dytë të çerekfinaleve dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët triumfuan me rezultatin e përgjithshëm (7-3), ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren 2-1 të shijakasve, “kuqeblutë” ia dolën që brenda kohës së rregullt të sfidës së dytë të barazonin dhe vetëm pas shtesës mundën që të triumfon, me këtë përballje që përfundoi me rezultatin 6-1.

Ishte Mala ai që zhbllokoi ndeshjen në “Loro Boriçi”, me golin e shënuar në minutën e 13’, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Në minutën e 40’ Erzeni mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Atanda u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik, gjë që u shfrytëzua nga vendasit, me Balajn që realizoi golin e dytë të kësaj përballjeje për skuadrën e Osmanit.

Megjithatë një autogol i Stojanovic në minutën e 63’ barazoi sërish rezultatin e përgjithshëm, duke bërë që sfida të shkonte në kohën shtesë.

Ishin pikërisht minutat e shtesës që vulosën gjithçka, me Gomes që realizoi tregolësh në minutat 98’, 112’ dhe 120+1’, teksa Balaj nga ana tjetër gjeti golin e dytë personal në minutën e 106’.

Në fund ky takim u mbyll me rezultatin 6-1, duke i dhënë Vllaznisë mundësinë e kalimit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa për Erzenin mbyllet këtu ky rrugëtim.supersport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks