Ballina Sport Përmbysje dramatike në minutën e fundit, Milani mund Interin mes spektaklit të...

Përmbysje dramatike në minutën e fundit, Milani mund Interin mes spektaklit të golave dhe ngre Superkupën e Italisë

Milani është kampione e Superkupës së Italisë, duke përmbysur në finalen e Arabisë Saudite rivalët e Interit me rezultatin 2-3.

Në finalen e luajtur në Riad, sfida nisi e balancuar nga të dyja skuadrat, ndërsa goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë nga Lautaro Martinez.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me gol, me Taremin që dyfishoi shifrat në minutën e 47’ të sfidës, teksa pas 5 minutash, Theo Hernandez shkurtoi diferencën me anë të një goditje dënimi.

Baraspesha erdhi në minutën e 80’ nga Christian Pulisic, pikërisht me një asist të mbrojtësit francez.

Atëhere kur arbitri pritej t’i jepte fund 90 minuave, ishte pikërisht Rafa Leao, i cili me një asistim fantastik, nxorri me portën bosh Tammy Abraham, i cili shty topin drejt rrjetës, duke shtangur zikaltrit e Inzaghit.

Kështu Milani shpallet kampione e Superkupës së Italisë për të 7 herë, e para që nga viti 2016.

Nga ana tjetër, Asllani me shokë e humbën shansin e artë për ta nisur me trofe vitin 2025.

Ky ishte titulli i parë i fituar nga trajneri Sérgio Conceição, i cili arriti të ngrinte një trofe me Milanin në vetëm dy ndeshje në krye të kuqezinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks