Shkodra përkujtoi 14 Janarin 1990, 33-vjetorin e të parës demostratë antikomuniste në Shqipëri.
Qytetarët e Shkodrës u ngritën në mënyrë spontane në protestë kundër regjimit komunist.
Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalë në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit, por policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën.
Zemërimi i regjimit në grahmat e fundit ra mbi dhjetëra protestues, të cilët u arrestuan dhe u dhunuan barbarisht në burgje.
Sipas të pranishmëve, demorkatët sot një tjetër regjim kërcënon vendin dhe Shkodra duhet të jetë gati për ti dhënë përgjigjen e merituar .
“Vetëm e vërteta do na bëjë njerëz krejtësisht të lirë. Të mbrojmë gjakun e pafajshëm të shqiptarëve që nga Shkodra mban vendin e parë për rezistencë,” tha Gjergj Livadhi, organizator i demostratës .
“Sot kemi pasardhësit e tyre që me po të njëjtat metoda pak më të kamufluara zbatojnë të njëjtën linjë mendimi, organizimi politik,” tha Bardh Spahia, kryetar i bashkisë Shkodër.
Për drejtuesin e Këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka, 14 Maji është sfida e madhe që ka Shkodra e Shqipëria.
“Prandaj sot ne që jemi këtu të gjithë shkodranëve pavarësisht pakënaqësive që kanë me njëri-tjetrin na takon të jemi bashkë. Nuk kemi betejë të lehtë në 14 maj. Nuk është betejë për Bahskinë Shkodrës, është më e madhe. Nga Shkodra duhet të fillojë përmbysja e komunizmit dhe diktaturës së re,”tha ai.
14 janari 1990 u përcoll me interes të lartë benda dhe jashtë Shqipërisë aso kohe, pasi hapi rrugë për revolta të tjera.