Nuk ndalen perballe asgjeje dhe misioni i tyre eshte qe me çdo instrument te tentojne asgjesimin e opozites. Per ta zeri i saj duhet shuar dhe nje prej formave per ta bere jane vendimet arbitrare qe regjimi i Edi Rames po ndjek me kryesine e kuvendit. Fillimisht duke ju hequr te drejten e fjales dhe tashme me perjashtimet e deputeteve te opozites. Perjashtime zinxhir vetem e vetem qe te enjten te mos jene ne kuvend perballe Edi Rames dhe kabinetit te tij, zeri i Partise Demokratike qe betejat i ka reale. Atyre te zgjedhurve te popullit qe mision kane mbrojtjen e interesit publik dhe nuk ecin sipas direktivave qe Edi Rama jep, u duhet mbyllur goja me cdo kusht. Por Edi Rama harron se asnje perjashtim, asnje urdher i ketij regjimi qe po perjeton grahmat e fundit, nuk do te mund te asgjesoje opoziten, e as te ndale betejat e saj. Denoncimet e aferave dhe skandaleve qeveritare do te vijojne ne cdo tribune sepse ky eshte misioni i te zgjedhurve nga qytetaret, ndersa ato qe dolen nga votat e krimit e parave te pista ndjekin te tjera axhenda. Shqiptaret do t’ja japin pergjigjen e merituar kesaj shpure me 14 Maj dhe fundi i tyre do te jete i hidhur por i merituari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu