Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja me një viktimë në Vlorë. Gjithçka ka nisur në një kancelari pranë gjykatës së Vlorës.
Raportohet se dy persona janë zënë me grushte me njëri-tjetrin për konflikte pronësie, dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në tokë, duke goditur kokën në bordurë. Për pasojë, kjo goditje ka rezultuar fatale për të riun Armando Memshanin (Meto), i cili ka ndërruar jetë. Nga pamjet në fjalë, shihet se familjarë të viktimës janë afruar në vendin ku ndodhi ngjara, ndërsa personi i pajetë ndodhet ende brenda biznesit.