Ballina Politike Përgatitjet për 11 majin, Berisha: Do të nisim konsultimet për kandidatët, Kryesia...

Përgatitjet për 11 majin, Berisha: Do të nisim konsultimet për kandidatët, Kryesia e PD do të hartojë listën përfundimtare

Pas fjalës së tij në Parlament, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat jashtë Kuvendit, ku ka folur për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha ka shpjeguar se do të fillojnë konsultimet me drejtuesit politikë të partisë për listat e kandidatëve, dhe pas këtyre konsultimeve, do të mblidhet kryesia e PD-së për të hartuar përfundimisht listën.

Ai theksoi se ky do të jetë një proces “më transparent” se kurrë, duke pasur parasysh se do të pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë së PD-së, me disa modifikime të domosdoshme për përfaqësimin e grave, të rinjve dhe për disa përfaqësime të mundshme të komuniteteve të tjera.

Berisha theksoi se nëse gjatë procesit do të konstatohet ndonjë mangësi serioze në përfaqësimin e komuniteteve, do të ndërhyhet për të garantuar që të gjithë grupet të jenë të përfaqësuara si duhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks