Pushimet po shkojnë drejt fundit për ekipin e Vllaznisë, me shkodranët që nuk janë parë jo vetëm në fushën e lojës, por as në media që prej datës 12 maj.

Por, duket së kësaj “heshtjeje” po i vjen fundi për 9 herë kampionët e vendit. Kjo, pasi në fillimin e muajit qershor dhe konkretisht në datën 3 qershor, Vllaznia do të zbresë për herë të parë në fushën stërvitore për sezonin 2025-‘26.

Në këtë mënyrë, Edi Martini do të drejtojë seancën e parë stërvitore dhe do të bëjë prezantimin zyrtar para futbollistëve të tij. Përgatitjet e fillimverës do të vijojnë në Shkodër deri në datën 14-15 qershor, ku më pas kuqeblutë do të udhëtojnë jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore para ndeshjeve të “Conference League”. Momentalisht, te nënkampionët e Superiores janë të dyzuar për destinacionin se ku do të zhvillojnë përgatitjet. Kjo, pasi duhet vendosur mes Bullgarisë apo Serbisë për shtetin se ku do të zhvillohet faza përgatitore. Me kuqeblutë që vijojnë kështu me traditën e viteve të fundit, duke i zhvilluar fazat verore jashtë vendit dhe konkretisht në gadishullin e Ballkanit. Tashmë në Shkodër të gjithë janë kuriozë për Vllazninë e “re” dhe paraqitjen e saj të parë zyrtare në fushë për edicionin 2025-‘26.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu