Ka përfunduar pas 5 muajsh punime, rikonstruksioni i tregut të Rusit në qytetin e Shkodrës. Për tregtarët tashmë shërbimet ndaj konsumatorëve ofrohen në kushte krejt ndryshe, larg imazheve të vjetra ku shiu depertonte ngado dhe higjena mungonte tërësisht. Megjithatë puna e përfunduar ka nevojë për të tjera plotësime shprehen një pjesë e tyre. Ata kërkojnë marrjen e masave për vendosjen e tendave anësore që i mbron nga depertimi i ujit në raste reshjesh, apo rrezatimi i diellit në muajt e verës. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi mëngjesin e së dielës për ndërtimin e tregut të Rusit, ku shkruan:
Statusi i Edi Rames
Nata dhe Dita ose Tregu i Rusit në Shkodër, para dhe pas vendimit të qytetarëve për të bërë kalimin nga tre dekada në duart e paafta të Partisë Demokratike, në rrugën e re të Rilindjes me Benet Becin dhe Partinë Socialiste.