Ballina Sport Përfundimi i një epoke, Leo Messi lajmëron fundin … 

Përfundimi i një epoke, Leo Messi lajmëron fundin … 

Leo Messi ka konfirmuar se Botërori i Katarit do jetë kompeticioni i tij i fundit madhor dhe mundësia e fundit për të fituar një trofe të rëndësishëm me Argjentinën. 35 vjeçari ka konfirmuar në një intervistë se vendimi është marrë dhe se pas këtij kompeticioni do jetë e vështirë që ai të jetë pjesë e Argjentinës në katër vitet që vijnë.

Kupa e Botës në Katar do jetë paraqitja e tij e pestë me Argjentinën në një turne madhor. Rekordi i “Pleshtit” në Kupën e Botës është me gjashtë gola dhe 19 paraqitje. Kujtojmë se në finalen e 2014 kundër Gjermanisë, goli i Goetze i dha fitoren europianëve në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës.

“Ky do jetë Botërori im i fundit, me siguri. Vendimi është marrë”, tha Messi. Kupa e Botës mbetet i vetmi trofe që Messi nuk e ka në karrierë. Pritet që pas Botërorit 2022, Messi të sqarojë të ardhmen nëse do lërë kombëtaren direkt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks