Pope Francis delivers his homely as he celebrates a Mass for the solemnity of St. Mary at the beginning of the new year, in St. Peter's Basilica, at the Vatican, Saturday, Jan. 1, 2022. (AP Photo/Andrew Medichini)

Moska ka mirëpritur propozimin e presidentit francez , Emmanuel Macron, për të përfshirë Papa Françeskun dhe autoritetet amerikane në bisedimet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, raporton Tass.

Dje, Macron i kërkoi Papës që të thërriste presidentin rus, Vladimir Putin, patriarkun ortodoks rus Kirill dhe presidentin amerikan, Joe Biden, për të “promovuar procesin e paqes” në Ukrainë.

Vlerësimi i qëndrimit të Uashingtonit për planet e Kievit për të përdorur një bombë të pistë ishte i ndryshëm, pasi Rusia e gjykoi “të papranueshëm duke pasur parasysh peshën e këtij kërcënimi”, komentoi Peskov.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, por nuk do të hyjnë në konflikt, kjo sipas deklaratës s  Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Ned Price, ndërkohë përsëriti qëndrimin e SHBA-së se do jetë përkrah Ukrainës.

Rusia ka akuzuar Kievin se po përgatit sulm me bombë të pisët dhe për  këtë arsye, Moska i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të trajtojë këtë çështje.

“Kievi po përgatit të përdorë si “provokim”. Ne do ta konsiderojmë përdorimin e bombave të pista nga regjimi i Kievit si një akt terrorizmi bërthamor”, tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vassily Nebenzia në një letër drejtuar Guterres dhe Këshillit të Sigurimit.

Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së thotë se do të dërgojë një ekip për të inspektuar dy vende në Ukrainë me kërkesë të qeverisë. Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) do të ekzaminojnë vendet nëse ka shenja të “aktiviteteve bërthamore të padeklaruara”, thanë zyrtarët.

Vendndodhja e objekteve nuk u bë e ditur, por Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi tha se njëra prej tyre ishte inspektuar muajin e kaluar. Kjo vjen mes akuzave ruse se Kievi po përgatitet të përdorë bomba të pista. IAEA tha se mori një ftesë nga qeveria ukrainase për të kryer “aktivitete verifikimi” në dy vende të paspecifikuara, duke shtuar se inspektorët e agjencisë tashmë i vizitojnë të dy vendet rregullisht.

Ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar së fundmi se 6,374 civilë kanë humbur jetën dhe të paktën 9,776 u plagosën që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave të bëra të dituar nga agjencia e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, cituar nga Kievi i pavarur, thuhet se në total, 16,150 njerëz u prekën gjatë bastisjeve. Agjencia vëren se shifrat aktuale mund të jenë dukshëm më të larta.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren. Steinmeier fillimisht donte të takonte Zelensky në Kiev të enjten. Megjithatë, ai e shtyu udhëtimin me një njoftim të shkurtër sepse ministria e jashtme federale dhe ministria e brendshme federale, si dhe policia federale dhe autoritetet e tjera kishin ngritur shqetësime për sigurinë.

Steinmeier dhe Zelensky do të drejtojnë një apel të përbashkët për qytetet dhe bashkitë gjermane për të lidhur marrëveshje afatshkurtra me bashkitë e Ukrainës për të ndihmuar njerëzit gjatë dimrit. Qytetarët ukrainas vuajnë veçanërisht nga shkatërrimi i infrastrukturës energjetike pas sulmeve të fundit me dronë dhe raketa ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu