Një pallat në Lezhë është përfshire nga flakët.

Në pamjet e regjistruara në zone shihet se si banorët në panik e sipër janë larguar nga banesat e tyre duke dalë në zonën e oborrit.

Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”. Burime policore thanë se vatra ndodhej në kabinën elektrike të vendosur në katin përdhes të objektit të banimit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme duke shkaktuar panik te banorët të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu