Ballina Kronike Përfshihet nga flakët lokali i Fifit, këngëtarja publikon videon

Përfshihet nga flakët lokali i Fifit, këngëtarja publikon videon

Flakët e zjarrit kanë përfshirë lokalin në Tiranë të këngëtares Filloreta Raçi. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Fiffi, e cila përmes një postimi në “Instagram” ka treguar se një nga ambientet e lokalit ka marrë zjarr.

Me një video në “InstaStory”, ajo ka publikuar tualetin e lokalit i cili kishte marrë zjarr. Fatmirësisht flakët e zjarrit nuk janë përhapur në pjesën tjetër të lokalit, duke bërë që dëmet mos jenë të mëdha.

“Na kaploi syri i keq”, shkruan Fifi krah videos.

Ndërkohë kujtojmë që jo më larg se dje këngëtarja zbuloi gjininë e bebit të saj. Ajo ka treguar se do të bëhen prindër të një djali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks