Pas kallzimit të Qëndresës KAS gjobit Kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe
Në vijim të kontributit tonë për të mbajtur larg shkollat dhe burimet publike nga fushatat partiake, ditën e sotme Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ndëshkoi me gjobë në vlerën 100 000 lekë Kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.
Ky vendim erdhi pas kallzimit të Qëndresës Qytetare gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit për përdorim te ambienteve të shkollës 9 vjeçare “Fran Murrizi” për qëllime politike.